Sanchez i jep lajmin e madh Interit

Sanchez i jep lajmin e madh Interit

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez, do të rikthehet në stërvitje sot ose nesër dhe ka mundësi të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Crotone më 3 janar.

Zikaltrit presin që edhe Matias Vecino dhe Andrea Pinamonti të rikthehen javën e ardhshme, por sulmuesi kilian është riaftësuar më shpejt dhe pritet t’i risin stërvitjet nga nesër, transmeton Express.

Mediat italiane raportojnë se 32-vjçari do të konsiderohet për ndeshjen e Interit kundër ekipit të sapopromovuar në Serie A, kur të rikthehet futbolli pas Vitit të Ri.

Sanchez i ka zhvilluar nëntë ndeshje në Serie A këtë sezon, duke i shënuar dy gola dhe duke i dhënë tri asistime.

Ish-ylli i Manchester United u lëndua më 13 dhjetor në një ndeshje kundër Cagliarit.

Interi renditet në vendin e dytë në Serie A, pas një ecurie 10 ndeshje pa humbje, prej të cilave i fitoi shtatë radhazi.

TAGS