Salah afër marrëveshjes me këtë skuadër

Salah afër marrëveshjes me këtë skuadër

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah thuhet se është afër nënshkrimit të një kontrate të re me klubin.

Me marrëveshjen aktuale të egjiptianit që skadon në verën e vitit 2023, spekulimet kanë qenë të shumta rreth të ardhmes së tij muajt e fundit, përcjell ORAinfo.

Negociatat mes lojtarit dhe klubit janë zvarritur për një kohë pasi Salah pranoi në vitin 2020 se nuk do të përjashtonte një kalim te Barcelona ose Real Madrid në të ardhmen.

Salah më parë ka lënë të kuptohet se dëshiron të gjejë një marrëveshje për të qëndruar në Liverpool, për sa kohë që kërkesat e tij të plotësohen dhe vlera e tij për ekipin të njihet.

Megjithatë, perspektiva për të humbur Salah si i lirë vitin e ardhshëm ka çuar në sugjerime se Reds mund të detyrohen të shiten këtë verë mes lidhjeve me klubet spanjolle dhe Paris Saint-Germain.

Por, Reds tani thuhet se afër marrëveshjes me yllin egjiptian./ORAinfo/