Sa është rritur! Aurela Gaçe poston foton e veçantë me vajzën e Dr.Florit: Të njoha bebe, sot je bërë një zonjushë

Sa është rritur! Aurela Gaçe poston foton e veçantë me vajzën e Dr.Florit: Të njoha bebe, sot je bërë një zonjushë

Aurela Gaçe ka treguar gjithnjë se ka pasur një miqësi të veçantë me artistin e ndjerë, Dr.Florin, miqësi që ajo vazhdon ta gëzojë sot me familjen e këngëtarit të ndjerë, me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët.



Këngëtarja e njohur, së fundmi ka ndarë një foto përkrah vajzës së këngëtarit, Kaltrinës, duke treguar se si ka kaluar koha. Këngëtarja shprehet se Kaltrinën e ka njohur kur ishte ende një bebe e vogël, ndërsa tani ajo është bërë një zonjushë e vërtetë 1.70 cm e gjatë.

“Unë nuk jam e shkurtër, thjesht Kaltrina i ngjan babit e mamit. Të dy të gjatë nga natyra. Kaltrina sa je rritur shpirt i vogël. Të njoha kur mami e babi të merrnin xhiro me karrocë, ti një bebe e bukur, sot një zonjushë 1 70 cm”, – ka shkruar Gaçe krah postimit të fundit.

TAGS