“Sa do të doja ta takoja”, Granitin e merr malli për të dashurën

“Sa do të doja ta takoja”, Granitin e merr malli për të dashurën

Ai po del emisioni dhe show-programi më i ndjekur aktualisht.

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, “BigBrother” u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’.

Mbrëmë pasi u qetësua situata mes Donaldit dhe Ilirit, banorët dekoruan kungujt për “Halloween”, teksa u zhvillua një bisedë në mës Ilirit, Fifit, Arditit, Sabianit dhe Granitit.

Ky i fundit u shpreh se e kishte marrë malli për ish të dashurën e tij, ndërsa ka disa ditë që e përmend.

Ndjekësit e kanë parë këtë ngjarje si një përsëritje të para disa javëve, kur Donaldi e përmendte moderatoren, Bora Zemani dhe produksioni ua mundësoi një takim. Por, ka edhe nga ata qe e kanë parë si një lloj provokimi ndaj Fifit – për ta bërë atë xheloze.

TAGS