Rudina Magjistari “thumbon” rolin e kryeministrit Rama si aktor: Për një moment e ktheu komedinë në horror

Rudina Magjistari “thumbon” rolin e kryeministrit Rama si aktor: Për një moment e ktheu komedinë në horror

Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari kishte të ftuar në emision disa prej aktorëve të filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit. Moderatorja e ndoqi filmin nga afër pasi tha se ishte në premierën e tij dhe u argëtua pafund, por sipas saj për një moment u trembën të gjithë.





Teksa Ermali nisi të falenderonte kryeministrin Rama, i cili ishte një ndër aktorët e filmit, Rudina bëri një koment epik për aktrimin e tij.

“Për një moment e ktheu komedinë në horror”, u shpreh Rudina Magjistari, me siguri duke iu referuar look-ut të tij të frikshëm.

Kujtojmë se moderatorja Magjistari ka qënë parterja e tij dhe ka bashkëjetuar për disa vite me kryeministrin.

TAGS