Rudiger befason me klubin e ri

Rudiger befason me klubin e ri

Real Madrid synon transferimin e Rudiger

Futbollisti i Chelseas ka rënë në radarin e top klubeve evropiane.

Antonio Rudiger është duke kaluar një edicion shumë të mirë në aspektin personal me fanellën e Chelseas, transmeton lajmi.

Gjermani është shndërruar në lider të mbrojtjes në ekipin e Thomas Tuchel, duke bërë kështu që shumë ekipe të dëshirojnë transferimin e tij.

Rudigeri ka kontratë me “The Blues” deri në qerhsor të vitit 2022, por ende nuk ka vendosur ta rinovojë atë.

Sipas ABC, Real Madridi e ka bërë prioritet transferimin e mbrojtësit verën e ardhshme.

“Los Blancos”, janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë të lartë Rudigerit që ta kenë në ekip pasi po përballen me shumë probleme në mbrojtje që nga largimi i dyshes Sergio Ramos e Raphael Varane.

Interesim për të kanë shprehur edhe Bayerni dhe PSG, ndërsa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

TAGS