Gjatë 24 orëve të fundit Kosova regjistroi 80 raste të reja me Covid-19, ndërsa bëhet me dije se katër pacientë kanë humbur betejën me virusin.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Kosovë, 32 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19.