Autoritetet: Qëndroni në shtëpi
Autoritetet e Katalonjës në Spanjë kanë rikthyer masat shtrënguese për një pjesë të rajonit, përfshirë edhe Barcelonën për shkak të rritjes së ndjeshme të rasteve me koronavirus.
Ato u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë çdo dalje të panevojshme.
Pushteti lokal ka kërkuar që të shmangen tubimet, daljet natës dhe aktivitetet kulturore.
Grumbullimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara ndërsa bizneset duhet të përgjithmonë oraret e shërbimit.
Masat, të cilat prekin rreth 4 milionë njerëz, do të hyjnë në fuqi për 15 ditë.