Rrahmani flet pas ndeshjes me Atalantën: Ishte lojë e shpejt, aplikonin presion

Rrahmani flet pas ndeshjes me Atalantën: Ishte lojë e shpejt, aplikonin presion

Mbrëmë u zhvillua takimi ndërmjet Atalantës dhe Napolit, duel ky në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Italisë.

Napoli nuk e treguan vetën në këtë ndeshje ku edhe e humbën takimin me rezultatin final në 3:1.

Pas kësja ndeshje foli edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani i cili i zhvilloi 90’të minuta të plota.

“Për mua, ishte një ndeshje e vështirë. Atalanta luan shpejt dhe aplikon presion. Ne provuam të luanim nga mbrojtja për të dal në sulm”, tha për Rai Sport, Rrahmani.

Tutje, kosovari ka folur edhe për mënyrën e lojës së Gattusos e cila dallon me atë të Veronës.

“Normalisht, kur ndërroni skuadër ndërroni edhe trajner të cilit duhet t’i përshtateni taktikave të tij. Të gjithë trajnerët kanë ide të ndryshme, ne duhet t’i adaptohemi këtyre taktikave”.

Ai gjithashtu foli edhe për mesfushorin, Mattero Pessina, ku e vlerësoi lartë punën e tij.

“E prisja një paraqitje të tij të këtij lloji. Ai luante njëjtë edhe sa ishte të Verona, është loja e tij. Ne vazhdojmë të jemi miq të ngushtë”, tha ai.

TAGS