Ronela Hajati thumbon kolegët: Projektet “gjigante” që me zor i presin të gjithë, rezultojnë materialet më të zakonshme

Ronela Hajati thumbon kolegët: Projektet “gjigante” që me zor i presin të gjithë, rezultojnë materialet më të zakonshme

Këngëtarja Ronela Hajati edhe pse nuk ka publikuar asnjë projekt muzikor së fundmi, ka treguar se ky vit ka qënë mjaft intensiv. Këngëtarja ka bërë me dije se ka gati disa projektet muzikore, por ka vendosur t’i publikojë në një moment të dytë kur situata nga pandemia të jetë më e qetë.



Ndërkohë, këngëtarja sapo hodhi një thumb në rrjetet sociale për kolegët e saj, por pa dhënë shumë detaje. Shpesh kur ka ndonjë bashkëpunim mes këngëtarëve, bëhet bujë në rrjetet sociale duke paralajmëruar që dotë jetë një super hit, dhe pse ndonjëherë nuk del ashtu siç paralajmërohet.

Kështu është shprehur edhe vetë këngëtarja Ronela Hajati, në një postim në instagram.“A më duket vetëm mua, apo të gjitha projektet “gjigante” apo bashkëpunimet që mezor i presin të gjithë, rezultojnë këngët dhe materialet më të zakonshme ever?  Hmm”- shkruan ajo.

TAGS