“Ronaldo ristrukturon shtëpinë: krevati i ri vjen me… vinç”

“Ronaldo ristrukturon shtëpinë: krevati i ri vjen me… vinç”

Në dhjetorin e 2019-ës, Cristiano Ronaldo ka arritur një nga rekordet e tij të shumta, duke blerë një apartament luksi në Lisbonë për shifrën ‘modeste’ 7.2 milionë euro: akoma sot mbetet më is shtrenjti në të gjithë Portugalinë.

Por lajmi orëve të fundit është një tjetër, akoma më interesant. Në rinkosntruksionin e apartamentit, ylli i Juventus, sipas disa mediave luzitane, ka marrë një vinc për të vendosur një krevat gjigant në dhomën e tij të gjumit.

Nuk mbaron me kaq. Cristianinho, Eva, Mateo dhe Alana Martina duket se i kanë mobiluar dhomat e tyre sipas dëshirës dhe kanë një telekomandë që aktivizohet me zë për të parë filmat e tyre vizatimorë të preferuar.

Ajo e Lisbonës do të jetë një nga katër shtëpitë që portugezi do të përdorë pasi t’i ketë dhënë fund karrierës së tij si futbollist. Dy të tjerët janë në Madrid dhe një në Madeira.