Ronaldo nuk e përfill United, mungon në stërvitje

Ronaldo nuk e përfill United, mungon në stërvitje

Cristiano Ronaldo, raportohet se nuk e ka zhvilluar stërvitjen e Manchester United për të tretën ditë radhazi.

Superylli portugez duhej të paraqitej në objektet e Carrington të United në fillim të javës, veterani u kthye më vonë se anëtarët e tjerë të skuadrës për shkak të përfaqësimit të vendit të tij në UEFA Nations League, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, u raportua të hënën se 37-vjeçarit iu dha leja për të humbur seancat e tij hapëse të para-sezonit për arsye familjare.

Me United që fluturoi në turneun e tyre në Tajlandë dhe Australi të Premten, pritja ishte që Ronaldo të shfaqej para atij udhëtimi./ORAinfo/