Ronaldo drejt largimit nga Manchester United

Ronaldo drejt largimit nga Manchester United

Zvogëlimi i rrogës se Cristiano Ronaldo – është fundi i tij në Manchester United.

Sulmuesit portugez mund t’i zvogëlohet paga për 25 për qind.

E ardhmja e Cristiano Ronaldos në Manchester United mund të jetë në dyshim pasi që ai mund të këtë reduktim të pagës nga ana e skuadrës së Old Trafford.

Kjo do të këtë efekt nëse United dështon për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon, e cila gjë duket jashtëzakonisht e mundshme nëse merret për bazë sezoni problematik i Djajve të Kuq.

Nëse Manchester United nuk arrin të përfundojë në top katër këtë sezon, pastaj paga e Ronaldos do të zvogëlohet për 25 për qind, një shifër kjo që do ta bënte sulmuesin të largohet nga skuadra.

Ai ju ribashkua klubit duke u larguar nga Juventusi në verë, kurse nga Old Trafford ishte larguar më 2009 për në Real Madrid, për një shifër rekord të asaj kohe, 80 milionë funte.

Ngjarjet e fundit në klub kanë bërë që Ronaldo të jetë i frustruar dhe ai tani dëshiron të largohet përsëri nëse gjërat nuk përmirësohen.

United janë 21 pikë pas liderëve Manchester City në Premier Ligë, pavarësisht se shpenzuan më shumë se 100 milionë funte në blerje verën e kaluar.