Romelu Lukaku thyen rekordin e transferimeve me 321 milionë euro, parakalon Neymar

Romelu Lukaku thyen rekordin e transferimeve me 321 milionë euro, parakalon Neymar

Është thjesht çështje orësh apo dite, me transferimin te Chelsea, Romelu Lukaku do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e transferimeve.


Sulmuesi ka kompletuar 5 operacione në karrierën e tij, duke filluar nga ai që e ka çuar nga Anderlecht te Blutë për 12 milionë euro. Më pas ka ardhur transferimi për 36 milionë euro tek Everton dhe më pas ai tek United për 84 milionë euro.

Dy vite më parë ka shkuar tek Inter-i i Antonio Conte-s për 74 milionë euro dhe tani do të vijë transferimi për 115 milionë euro te Chelsea. 321 milionë euro në total, që kalojnë kështu Neymar-in, protagonist i dy transferimeve shumëmilionëshe.

Neymar erdhi nga Santos te Barcelona për 88 mln euro dhe nga Barça te PSG për 222 mln (310 milionë euro në total). Në vendin e tretë është Cristiano Ronaldo, i cili ka kushtuar 228 milionë euro në total nga tre transferimet e tij.

TAGS