Roma në shtëpi, Spezia tutje

Roma në shtëpi, Spezia tutje

Roma është eliminuar nga kupa e Italisë, pas humbjes nga Spezia, 2-4.

Në fakt, gjallorosët barazuan rezultatin në pjesën e fundit të takimit dhe siguruan vazhdimet, por që minuta e parë e tyre doli të ishte fatale për ta.

Kjo pasi, dy futbollistë, Mancini e Lopez, brenda 30 sekondash u përjashtuan me të kuq, për ta lënë skuadrën me tetë lojtarë.

Mysafirët këtë e shfrytëzuan mjaftë mirë, pasi në minutat 107′ e 119′, përmes Verdes, respektivisht Saponaras, shënuan fitore dhe siguruan kualifikimin në rundin tjetër, gjegjësisht në çerekfinale, atje ku do të ndeshen me Napolin.

Në anën tjetër, Roma eliminohet nga kupa e Italisë, ndërsa tani do të merr pjesë në vetëm dy gara, ku krahas Serisë A, do të luajë edhe në Europa Ligë.