Roma merr lajmin e keq para derbit me Milanin, ylli i skuadrës infektohet me koronavirus

Roma merr lajmin e keq para derbit me Milanin, ylli i skuadrës infektohet me koronavirus

Mbrojtësi i Romës, Mancini rezulton pozitiv me COVID-19.

Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini ka zbuluar se ai ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe do të humbasë ndeshjen kundër Milanit të hënën.

Coronavirusi ka prekur edhe klubin nga kryeqyteti italian, pasi mbrojtësi i tyre Mancini ka zbuluar se tashmë është i infektuar.

“Përshëndetje të gjithëve, unë u testova pozitivisht për Covid dhe si rezultat u futa në karantinë”.

“Ndihem mirë dhe tashmë po numëroj ditët derisa të kthehem në fushë. Shihemi së shpejti dhe Forza Roma!”, shkroi Mancini në Instagram disa minuta më parë.

Ish-ylli i Atalantas nuk u bashkua me shokët e tij të skuadrës për ndeshjen e Giallorossëve në Ligën e Evropës kundër Young Boys të enjten mbrëma.

Mancini do të humbasë përplasjen e ardhshme të Romës kundër Milanit të hënën, ndërsa thuhet se pritet të mungoj edhe mbrojtësi tjetër Chris Smalling.

TAGS