Roma ia merr Lazios njërin prej futbollistëve më në formë këtë sezon

Roma ia merr Lazios njërin prej futbollistëve më në formë këtë sezon

Hakmarrje për Pedron: Roma i merr Lazios njërin prej futbollistëve më në formë këtë sezon.

Shumë pluhur u ngrit kur Pedro u transferua prej Romës tek Lazio.

Në derbin e qytetit ai luajti shumë mirë duke i bërë kështu drejtuesit e skuadrës që të pendohen që hoqën dorë kaq lehtë nga shërbimet e tij.

Por një gjë të tillë më së miri do ta tregojë koha ndërkohë që nga ana tjetër po bëhen gati për një hakmarrje në merkato.

Bëhet fjalë për njërin nga futbollistët kryesorë të Lazios, Luiz Felipe i cili akoma nuk ka rinovuar kontratën me skuadrën e Maurizio Sarrit.

Ai do të jetë futbollist i lirë prej 1 korrikut dhe Jose Mourinho po tenton ta përdorë më së miri një gjë të tillë.

24 vjeçari është i lindur në Sao Paolo të Brazilit mirëpo tashmë zotëron pasaportën italiane.