Roma dhe Milani luajnë baras në derbin e javës

Roma dhe Milani janë ndarë baras (1-1) në kryendeshjen e javës së 22-të në kampionatin italian që u zhvillua në Stadio Olimpico.

Zhvillohej minuta e 26-të kur Krzysztof Piatek pranoi një top nga Lucas Paqueta dhe e zhbllokoi rezultatin.

Nikoqirët kërkuan ta barazonin rezultatin dhe rrezikuan përmes Patrik Schick dhe Edin Dzeko në fund të pjesës së parë, mirëpo shkuan në pushim me disavantazh.

Por, me të filluar gjysma e dytë (46′), rezultati u barazua. Goditja e Schick u bllokua, ndërsa aty ishte Nicolo Zaniolo që e shfrytëzoi topin e kthyer dhe shënoi.

Giallorossët u përpoqën ta përmbysnin rezultatin duke rrezikuar përmes Edin Dzekos e Lorenzo Pellegrinit, megjithatë nuk u treguan të saktë.

Nga ana tjetër, Robin Olsen e mbrojti goditjen e Diego Laxalt për ta mbajtur rezultatin e barabartë…

TAGS