RMV, Qeveria i akordoi 90 milionë denarë RTM-së për zhvillim programor dhe teknologjik, të punësuarit fituan К-15 për vitin 2020

RMV, Qeveria i akordoi 90 milionë denarë RTM-së për zhvillim programor dhe teknologjik, të punësuarit fituan К-15 për vitin 2020

Radio-televizioni i Maqedonisë (RTM) në fund të vitit të kaluar fitoi mjete financiare nga Qeveria në lartësi prej 90 milionë denarë për zhvillim programor dhe teknik-teknologjik, ndërsa të punësuarit në servisin publike fituan К-15 për vitin 2020, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Këshilli programor i RTM-së në mbledhjen e mbajtur para natës së vitit të ri i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Planit financiar të servisit publik për vitin 2020, me të cilin në pjesën e të ardhurave është shtuar pozicion i ri prej 90 milionë denarë, që duhet të shfrytëzohen për realizimin dhe mirëmbajtjes së shkallës më të lartë të zhvillimit programor dhe teknik-teknologjik të RTM-së. Nga servisi publik fillimisht do të njoftojnë për cilat dedikime do t’i shpenzojnë këto mjete, ndërsa me ndryshimet më të reja, të ardhurat e planifikuara të RTM-së për vitin 2020 janë rritur në 1 miliard e 86 milionë denarë.

Në pjesën e shpenzimeve, Këshilli programor i RTM-së në mbledhjen e mbajtur më 31 dhjetor me miratim të Planit financiar të ndryshuar për vitin 2020 ka shtuar pozicion të ri – Regres për pushim vjetor (К-15) në lartësi prej 9,2 milionë denarë si shpenzime për të punësuarit. Mjete shtesë prej 600.000 denarë janë ndarë edhe për shpërblime jubelare për punonjës dhe dhurata të rasteve, ndërsa të gjitha këto mjete në të dy bazat janë siguruar nga mjetet e pashpenzuara në raport me marrëveshjet e nënshkruara për projekte koproduksioni deri në fund të vitit 2020.

Në vend të 118 milionë denarëve të parapara, zëri i planifikuar për projekte koproduksioni të RTM-së për vitin 2020 është zvogëluar në 108,2 milionë denarë.