River Plate zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’i dhënë lamtumirën Diegos

River Plate zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’i dhënë lamtumirën Diegos

Rivaliteti i tyre kaloi edhe futbollin, por River Plate zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’i dhënë lamtumirën Diegos.

Diego Maradona vdiq sot në moshën 60 vjeçare.

E gjithë bota u trondit pasi u konfirmua se Maradona nuk arriti t’i mbijetojë sulmit në zemër.

Në mediet sociale, tifozë e klube nga e gjithë bota i dhanë lamtumirën një prej më të mirëve të të gjitha kohërave, por vëmendjen e të gjithëve e mori River Plate.

Dihet se Maradona ishte një tifoz i madh i Boca Juniors, tek e cila skuadër është paraqitur me shumë sukses, dhe rivaliteti ndaj River Plates, është më shumë se futboll.

Pavarësisht rivalitetit në fushë, River Plate ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke i dhënë lamtumirën Maradonës.

“Mirupafshim Diego”, shkruhej në faqen e River, por detajet e fotografisë dhe shenja e pafundësisë i kënaqen të gjithë.

TAGS