Rivalë të përbetuar në fushë, por jo edhe jashtë saj – Interi e uron, Milani ua kthen mesazhin Nerazzurëve

Rivalë të përbetuar në fushë, por jo edhe jashtë saj – Interi e uron, Milani ua kthen mesazhin Nerazzurëve

Edhe pse janë rivalët më të mëdhenj lokal në Serie A, Interi nuk ka ngurruar ta urojë Milanin për Scudetton e 19-të në Serie A.

Derisa u konfirmuar se Rossonerët janë kampionë për edicionin 2021/22, në fitoren 3-0 ndaj Sassuolos, janë bërë disa urime nga klubet dhe shumëkush tjetër në llogarinë e tyre.

Por, njëri ndër ta që mori më shumë vëmendje, ishte ai i Interit.

“Urime @acmilan. Ky vit ka qenë një sfidë e madhe. Shihemi vitin tjetër”, është urimi i Nerazzurëve.

Ndërsa Milani ia ktheu: “Faleminderit @Inter, keni qenë kundërshtar i jashtëzakonshëm. Shihemi sezonin e ardhshëm!”.

Natyrisht se këto mesazhe tregojnë edhe anën e bukur të futbollit, pasi tashmë njihet si një sport që bashkon dhe jo që përçan.