Rita Ora mesazh për vajzat: Mund t’ja dilni, unë bëj çdo ditë sakrifica

Rita Ora mesazh për vajzat: Mund t’ja dilni, unë bëj çdo ditë sakrifica

Këngëtarja me origjinë shqiptarë Rita Ora ka dhënë një mesazh për të gjitha vajzat në botë. Me anë të një video, Rita shprehet se çfarëdolloj gjëje që vajzat do duan të bëjnë në botë duhet të besojnë në veten e tyre dhe të vazhdojnë përpara.



‘Vazhdoni përpara dhe sundoni botën. Mbani mend që sundoni botën. Ti mund ta zgjedhësh vetë rrugën tënde, kjo mund të ndihmojë vajzat në Kosovë dhe kudo. Cdo ditë bëj sakrifica dhe planifikoj të vazhdoj kështu.’- shprehet Rita në video.

Mesazhin e këngëtares e ka shpërndarë Vjosa Osmani, e cila ka organizuar ditën vetëm me vajza në Kuvendin e Kosovës.

TAGS