Reperi rrëfen pengun e jetës: E kam pikë në zemër të takoj njëherë Erion Veliajn

Reperi rrëfen pengun e jetës: E kam pikë në zemër të takoj njëherë Erion Veliajn

Reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është shprehur se ka pikë në zemër të takojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës. I ftuar në emisionin “NIN”, reperi i është përgjigjur pyetjeve të fansave, një prej të cilëve e ka pyetur nëse ka diccka që i ka mbetur pikë në zemër.



Pjesë nga biseda:

Gazetari: A ke diçka pikë në zemër?

Stresi: Normalisht që kam. Normalisht. Pikë në zemër…më ka mbetur të shikoj Erion Veliaj, ta shikoj atë njeri. E vetmja gjë që më ka ngelur pikë në zemër është ta takoj.

Gazetari: S’paske pika të rënda

Stresi: Po, këtë kam pikë në zemër…

Kujtojmë se Stresi dhe Veliaj njihen për përplasjet e shumta që kanë pasur në distancë.

TAGS