Reperi me prejardhje shqiptare dërgohet në spital, gati u verbua në koncert 

Reperi me prejardhje shqiptare dërgohet në spital, gati u verbua në koncert 

14:55 |

Reperi me prejardhje shqiptare gati sa nuk e pësoi keq gjatë një koncerti të fundit.

Reperin me prejardhje shqiptare, Action Bronson, gati sa nuk e verboi një dritë skenike në Teatrin Algonquin Commons në Otava, Kanada, të hënën në mbrëmje, transmeton lajmi.net.

Sipas TMZ, Action Bronson më pas u detyrua të marrë trajtim mjekësor.

I ngjajshëm

Vetë reperi ka njoftuar të pranishmit se nuk mund të kthehet për ta vazhduar koncertin pasi gati ishte verbuar dhe tha se po ndihej i çorjentuar mirëpo pas trajtimit gjendja e tij është përmirësuar.

Ai ka kërkuar që dritat e llojit të tillë kurrë më nuk duhet të jenë pranë tij dhe kërkoj nga të tjerët të kenë kujdes.

Në videon e mëposhtme, Bronson shihet duke vënë menjëherë dorën mbi sytë e tij dhe u largua për pak nga skena pasi u çorientua./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

15:03 |

TAGS