22 Shkurt 2019 / 9:47
Ndonëse ora ka shënuar 09:00, në Repartin infektiv në Spitalin e Kumanovës asnjë mjek deri në këto momente nuk është paraqitur në vendin e tij të punës. Disa video të cilat i kanë dërguar qytetarët në redaksinë e TV Alsat, vërehet se si pacientët presin mjekët të cilët assesi të shfaqen në vendin e tyre të punës. Pacientët shprehen të revoltuar dhe kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet kompetente.
Loading…