Regjistrohen 119 raste të reja me COVID-19 dhe 1 viktimë në Kosovë

Regjistrohen 119 raste të reja me COVID-19 dhe 1 viktimë në Kosovë

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se këto 24 orët e fundit është shënuar 1 viktimë nga COVID-19 si dhe 119 raste të reja.



Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti.

Numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes.

Po ashtu nëë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362.

TAGS