Realizim i rrallë i emblemës së UÇK-së në gëzhoja plumbash (Foto)

Besart Gashi, i cili vitin e kaluar kishte punuar portretin e komandantit Adem Jashari me 200 mijë gëzhoja fishekësh, në 21-vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka ardhur me një tjetër punim.

Ai ka realizuar emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gëzhoja fishekësh 9mm.

“Për nderë të 21 vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot punova një Emblemë të veçantë në vendin tonë me gëzhoja fishekësh 9mm . Lavdi gjithë dëshmorëve të Kombit Shqiptar respekt për familjarët e tyre”, ka shkruar Besart Gashi në Facebook.

Ai ka treguar se realizimi i kësaj embleme, cili ka dimension prej 60cm x 60cm, i ka marrë tre ditë kohë, ndërsa është punuar me 2100 copa gëzhoja. /Telegrafi/

TAGS