Reali shfrytëzon humbjen e Atleticos, triumfon ndaj Valladolidit

Reali shfrytëzon humbjen e Atleticos, triumfon ndaj Valladolidit

Reali triumfon ndaj Valladolidit.

Real Madrid ka triumfuar në kuadër të xhiros së 24-të të La Ligas ndaj Real Valladolid.

Reali ka shfrytëzuar humbjen e liderit, Atletico Madrid të cilët humbën ndeshjen ndaj Levantes, transemton lajmi.net.

“Los Blancos” edhe pse me mungesa të shumta, arritën të arkëtojnë tre pikë në këtë ndeshje.

Pjesa e parë ishte pa gola.

Në pjesën e dytë, heroi i Realit ishte Carlos Casemiro. Braziliani shfrytëzoi një asistim nga Toni Kroos në min (65’) për të zhbllokuar rezultatin.

Ky gol ishte i mjaftueshëm për të marrë tre pikë Reali.

Rezultati përfundimtar, Real Valladolid 0-1 Real Madrid.

Tani, Reali ka 52 pikë dhe qëndron vetëm tre pikë larg Atletico Madridit që mban vendin e parë në La Liga

TAGS