Real Madridi e kthen në Gjermani dështakun serb

Real Madridi e kthen në Gjermani dështakun serb

Real Madridi e ka kthyer në Gjermani Luka Jovicin.

Real Madridi ka njoftuar se e ka kthyer Luka Jovicin në Eintracht Frankfurt në huazim deri në përfundim të këtij sezoni, për shkak se sulmuesi serb dështoi plotësisht në Santiago Bernabeu.

Përfaqësuesi serb iu bashkua Real Madridit nga Frankfurti në verën e vitit të 2019 për 60 milionë euro, por do të kthehet në Bundesligë për të luajtur deri në përfundim të këtij sezoni.

Në marrëveshjen me Real Madridin, Frankfurti nuk ka opsion për ta blerë atë.

Gjatë kohës së tij në Bundesligë në fanellën e Frankfurtit, Jovic cilësohej si ndër sulmuesit më të mirë në botë, por ai ka dështuar plotësisht sapo e ka veshur fanellën e bardhë të gjigantit spanjoll.

23-vjeçari i shënoi vetëm dy gola në 32 ndeshje për Madridin deri sot dhe i ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje për Madridin nën udhëheqjen e Zinedine Zidane këtë sezon.

TAGS