Real Madridi e bën gati ofertën marramendëse për Pogban

Real Madridi e bën gati ofertën marramendëse për Pogban

Mediat angleze raportojnë se Paul Pogba është i lumtur në Manchester United, por nuk dëshiron ta vazhdojë të gjithë karrierën e tij aty. Real Madridi është i gatshëm t’ia realizojë këtë dëshirë francezit.

Real Madridi u trondit javën e kaluar, pasi 26-vjeçari Paul Pogba e zbuloi ëndrrën e tij për të luajtur për klubin madrilen. Sa ishte në detyrë me ekipin kombëtar të Francës, Pogba zbuloi se dëshiron të punojë me Zinedine Zidanen gjatë karrierës së tij, transmeton Gazeta Express.

Këto deklarata të mesfushorit të “Djajve të kuq” kanë bërë që Real Madridi ta bëjë gati një ofertë prej 150 milionë eurosh për ta transferuar Pogban gjatë afatit kalimtar të verës.

Pogba e kishte refuzuar një ofertë nga Real Madridi në vitin 2016, kur vendosi që të kthehet në Old Trafford nga Juventusi, për një shumë që atëherë e bëri francezin lojtarin më të shtrenjtë në botë, 105 milionë euro.

Mediat angleze raportojnë se përkundër që Pogba është i lumtur në Manchester Unitedit, ai nuk dëshiron ta kalojë të gjithë pjesën e mbetur të karrierës ë tij në “Old Trafford”.

Pogba mund t’i kushtojë Real Madridit edhe më shumë se 150 milionë euro, mirëpo madrilenët janë të gatshëm t’i shpenzojnë këto para për Pogban, i cili e ka gjetur formën e tij më të mirë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer. /Gazeta Express/

TAGS