Real Madrid me këtë formacion kërkon tri pikë kundër Levantes

Reali dëshiron tri pikët ndaj Levantes, formacionet zyrtare.
Real Madridi synon t’i marrë tri pikë të radhës në xhiron e 21-të të La Ligas.
Skuadra e trajnerin Zinedine Zidane është nikoqir i Levantes në La Liga.
Reali vjen pas një forme të mirë, ku në pesë ndeshjet e fundit ka marrë 11 pikë me tri fitore e dy barazime.
Në anën tjetër mysafirët kanë fituar tetë pikë në pesë takimet e fundit, duke marrë dy fitore, dy barazime dhe një humbje.
Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe 11shet startuese për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois, Militao, Varane, Odriozola, Mendy, Modric, Kroos, Hazard, Benzema, Casemiro, Asensio.
Levante: Fernandez, Duarte, Melero, Malsa, Clerc, Miramon, Radoja, Postigo, Morales, Roger, Leon.