Real Madrid “dridh” San Siron, po ia merr super lojtarin

Real Madrid “dridh” San Siron, po ia merr super lojtarin

Real Madridi, po mban një sy te lojtari, Brahim Diaz ndërsa ai vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm te AC Milan.

Mesfushori sulmues 22-vjeçar pati një tjetër lojë të mirë kundër Atletico Madrid mbrëmjen e kaluar pasi ai pati një tjetër asistim, duke krijuar Rafael Leao që të shënonte 1-0,përcjell ORAinfo.

Ai ka katër gola këtë sezon me tre prej tyre fitues të lojës, por e ardhmja e Brahim Diaz mbetet një pikëpyetje. Ai nënshkroi një marrëveshje huazimi deri në verën e vitit 2023, por mbetet e panjohur nëse ka një opsion për të blerë dhe një riblerje në favor të Real Madridit.

Ajo që nuk ndihmon është se Real Madrid po vëzhgon rritjen e tij, siç konfirmohet nga Filippo Ricci në ‘Tutti Convocati’, me komentet e tij të transmetuara nga MilanLive./ORAinfo/

TAGS