Reagon Fifi: S’kam probleme mendore, karrierën s’e kam fituar duke hapur këmbët, por me djers

Reagon Fifi: S’kam probleme mendore, karrierën s’e kam fituar duke hapur këmbët, por me djers

Fifi është bërë banorja më e diskutuar brenda shtëpisë së Big Brother.

Një plan i saj me Monikën gjatë këtyre ditëve, të cilin edhe e zbuluan sot gjatë ditës, ka bërë që të përflitet nga banorët tjerë VIP.

Në një bisedë me Kledin, ky i fundit i ka thënë Fifit se nuk i ka pëlqyer kjo shaka e tyre, pasi as nuk ka mundur të bëj gjumin mirë gjatë këtyre ditëve, kur dyshja po debatonin.

Në një moment Kledi i thotë që është keq edhe para publikut të ndahemi në grupe brenda shtëpisë, derisa Fifi ia kthen se kjo gjë nuk i intereson.

“Mua nuk ma nin se qysh dalë para publikut. Unë s’kam probleme mendore, karrierën time e kam fituar me djersë e gjak e me mish e shpirt. Nuk e kam fituar duke i hapur këmbët”, ishte deklarata e Fifit.

Derisa kujtojmë se po një debat i ashpër nga Fifi erdhi edhe mbrëmë, mes saj e Semit, pasi kësaj të fundit nuk i pëlqente dhe kishte frikë që këngëtarja nga Kosova po e mbante nëpër duar atë shkop, ku më pas shpërthen edhe debati dhe Semi qan.

TAGS