Reagime të ndryshme pas vdekjes së Maradonës, nga federata e Argjentinës e deri te Napoli

Reagime të ndryshme pas vdekjes së Maradonës, nga federata e Argjentinës e deri te Napoli

Nga federata e Argjentinës e deri te Napoli, reagime të ndryshme pas vdekjes së Maradonës.

Faqet e ndryshme zyrtare të federatave dhe klubeve kanë reaguar pas marrjes së lajmit për vdekjen e legjendës argjentinas, Diego Maradona.

Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare gjatë mëngjesit të së mërkurës në Buenos Aires të Argjentinës.

Vdekja e legjendës së madhe botërore të futbollit ka ardhur shkaku i një sulmi në zemër.

Kjo vdekje ka mërzitur të gjithë spektrin sportiv, e në veçanti atë të futbollit, të cilët kanë reaguar me disa postime në rrjetet zyrtare.

Janë Federata Argjentinase e futbollit, faqja e kombëtares argjentinas, ajo e klubit të Barcelonës, Boca Juniorsit dhe Napolit që kanë reaguar ndër të parat.

“Kaq gjatë, Diego. Do të jesh i përjetshëm në çdo zemër të planetit të futbollit”, shkruhet në postimin e faqes argjentinase.

“Faleminderit për gjithçka, Diego”, ka shkruar Barcelona në faqen zyrtare.

“Përgjithmonë. Mirupafshim Diego”, lexohet në mesazhin e Napolit për lojtarin më të mirë në historinë e tyre.

Reagime tjera kanë ardhur edhe nga klub tjera të mëdha evropiane.

Real Madridi, Interi, Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë disa nga klubet e shumta që kanë reaguar.

TAGS