Rashica protagonist në suksesin e Werderit në Kupën e Gjermanisë

Rashica protagonist në suksesin e Werderit në Kupën e Gjermanisë

Milot Rashica me një gol të bukur ka ndihmuar Werder Bremen që të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Werder Bremen është skuadra e katërt që siguron kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pas fitores 0-2 në udhëtim te Schalke.

Edhe në këtë përballe, i jashtëzakonshëm ishte Milot Rashica.

Ylli i Kosovës arriti që me një goditje të fortë nga jashtë zona të mposht portierin vendas në minutën e 65’, për 0-1, shkruan lajmi.net.

Ky ishte goli i pestë i Rashicës në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Golin e sigurisë për Bremen e shënoi Klassen, në minutën e 72’, për 0-2./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS