Ramos njofton se do të largohet nga Reali dhe do i bashkohet gjigantit evropian

Ramos njofton se do të largohet nga Reali dhe do i bashkohet gjigantit evropian

‘Termët’ te Reali, Ramos njofton klubin se nuk do rinovojë dhe do i bashkohet gjigantit evropian.

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka informuar klubin se në fund të edicionit do largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Spanjollit i është ofruar mundësia për të rinovuar për një vit me pagë të njëjtë ose për dy vite me 10 për qind zbritje te paga.

Asnjëra kontratë, nuk i ka pëlqyer Ramosit që tani ka informuar klubin se do largohet në fund të edicionit.

Sipas Deportes Cuatro, 34-vjeçari ka informuar Realin për refuzimin e kontratës dhe që do t’i bashkohet një gjiganti tjetër evropian, emri i të cilës nuk dihet.

Interesim deri me tani kanë shprehur PSG, Manchester United dhe Manchester City.

TAGS