Ramos e lavdëron trajnerin e Spanjës: Ka një filozofi të mrekullueshme

Sergio Ramos e ka lartësuar trajnerin Luis Enriquen për ndikimin e tij në Kombëtaren e Spanjës, pas fitores kundër Norvegjisë 2:1 në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Spanja e mundi 2:1 Norvegjinë në Valencia të shtunën, por iu desh një penallti nga Ramosi për t’i fituar të tri pikët, transmeton Gazeta Express.

Kapiteni Ramos ka shënuar gol në pesë ndeshje radhazi për Spanjën dhe thotë se ekipi kombëtar është në duar të mira pasi e emëroi ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enriquen.

“Natyrisht se gjithmonë ëndërron dhe synon të arrish diçka të rëndësishme”, tha Ramos për TVE.

“Jemi në një dinamik të re të punës me një trajneri i cili e ka një filozofi të mrekullueshme të lojës, pastaj do ta shohim lojë pas loje.

Fitorja do të na bëjë të ndihemi më me shumë vetëbesim”, shtoi ai. /Gazeta Express/

TAGS