Rahoveci fiton në palestrën e re, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Rahoveci ka arritur të shënojë fitore kundër Don Boskos me rezultat 87:71.

Klubi i Rahoveci përveç që është organizator i Finale 8 të Kupës së Kosovës, kishte dhe festë në qytet.

Palestra ‘Mizair Isma’ që kishte nisur të ndërtohet shumë vite me parë tani është përuruar.

Lexo po ashtu:

Vreshtarët e kishin pritur me vite këtë moment dhe në ndeshjen e parë ndaj Don Boskos.

Vetëm çereku i parë i këtij takimi ishte i barabartë, pasi në të tjetër vendasit ishin më të fortë.

Çereku dy dhe tre ishte shumë i mirë për Rahovecin, ku edhe e bën epërsinë deri në 20 pikë.

Aksionet e tyre duartrokitshin nga tifozët që e kishin mbushur palestrën.

Fred Richardson me 25 pikë, Deshon Minnis me 17 pikë dhe Arian Qollaku me 12 pikë ishin më të dalluarit.

Te Don Bosko u dallua Gent Shala me 19 pikë. /Telegrafi/

TAGS