Qenkan bashkë? “Më ka marrë malli”, Stresi bën publike bisedën e fundit me Keisin

Qenkan bashkë? “Më ka marrë malli”, Stresi bën publike bisedën e fundit me Keisin

Janë apo s’janë bashkë? Një gjë është e sigurt se sa herë Stresi flet për Keisin, të gjithë jemi sy e veshë. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme, ku Stresi ishte i ftuar në “Shiko Kush LUAN”, ku gjatë emisionit vendosi “pikat mbi i” për marrëdhënien e tij me Keisin.



Ndonëse prej ditësh po flitet për një ndarje mes tyre, reperi na ka lënë të kuptojmë tjetër gjë. Gjatë sfidës të realizuar për të, Stresi duhet të kalonte disa dënime dhe një nga dënimet ishte të tregonte bisedën e fundit që ka bërë me KeIsin në Whatsapp.

“E bukura ime” ia kishte vendosur emrin numrit të partneres. Në bisedë ishin dy video, ndonëse datën se kur kanë biseduar për herë të fundit nuk na e zbuloi. Një nga KeIsi dhe video tjetër ishte nga Stresi duke i dërguar video të rrugës dhe ne sfond kishte këngën me tekst: “Baby ti e din malli sa m’ka marr”, për të cilën u shpreh se kjo është kënga e tij e re re dedikuar Keisit. Epo me këtë na bënë të dyshojmë se ata janë bashkë…

TAGS