Qëndrim i Fondacionit “ALSAR” për zhvillimet e fundit në Turqi: Deklarata e admiralëve në lirim është kërcënim për rendin kushtetues!

Qëndrim i Fondacionit “ALSAR” për zhvillimet e fundit në Turqi: Deklarata e admiralëve në lirim është kërcënim për rendin kushtetues!
Pesë vite pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, të 15 korrikut të 2016-s, një deklaratë e 104 admiralëve turq në lirim ka tronditur opionin publik vendas dhe ka sjellë një lumë reagimesh dënuese.
Deklarata e admiralëve turq në lirim është një kërcënim i drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe vullnetin popullor në Turqi, për qeverisjen legjitime të AKP-së dhe të presidentit Erdoğan. Me fjalët e zëdhënësit presidencial turk, İbrahim Kalın, “ajo të kujton kohët e grushteve të shtetit”.
Admiralët në lirim kanë shfrytëzuar për deklaratën e tyre risjelljen në axhendë të projektit për kanalin e Stambollit dhe një debat artificial për Marrëveshjen e Montrosë, duke përdorur një gjuhë kërcënuese, tipike për një atmosferë që i paraprin një grushti shteti.
Populli turk u ka dhënë një përgjigje vendimtare pesë vite më parë përpjekjeve të tilla, prej së cilave ka vuajtur në të shkuarën. Koha e deklaratave të tilla të ushtarakëve ka mbaruar! Një deklaratë e tillë kërkon t’i vërë mina rrugës së Turqisë së sotme dhe të nesërme!
Për Shqipërinë, për shqiptarët në Ballkan, për vetë Ballkanin, është me interes të jashtëzakonshëm stabiliteti dhe prosperiteti i Turqisë. Një Turqi e begatë dhe e fuqishme është një siguri për shqiptarët dhe për Ballkanin.
Turqia ka një qeverisje legjitime, të ardhur nga vullneti popullor. Presidenti Erdoğan është në detyrë falë zgjedhjeve të lira. Askush nuk ka të drejtë t’i kundërvihet legjitimitetit të siguruar me votën e popullit. Sistemi demokratik e përcakton qartë rrugën e ligjshme për çdokënd!
Për Fondacionin “ALSAR”, deklarata e admiralëve turq në lirim është e papranueshme dhe e rrezikshme. Ajo kërkon përgjigjen e duhur!