Qëlloi me shuplakë Macron-in, policia gjen armë në shtëpinë e të riut

Qëlloi me shuplakë Macron-in, policia gjen armë në shtëpinë e të riut

Hetuesit francezë thanë se janë gjetur armë dhe një kopje të tekstit antisemit të Hitlerit në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve që qëlluan me shuplakë presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Të rinjtë, 28-vjeçar, u arrestuan jashtë një shkolle dhe pas kësaj u kontrolluan dhe shtëpitë e tyre.

Bëhet me dije se libri dhe armët u gjetën në shtëpinë e burrit që filmoi momentin e sulmit ndaj Macron.

Midis armëve që thuhet se janë gjetur në shtëpinë e tij janë një shpatë, një kamë dhe një pushkë të cilat ai i kishte koleksionuar në mënyrë ilegale.

Kujtojmë se presidenti francez u qëllua me shuplakë ndërsa ndodhej në një turne në qytet.