Pyetet se çfarë do të bënte me paratë nëse do fitonte BBV, Arjola Demiri zbulon detajet

Pyetet se çfarë do të bënte me paratë nëse do fitonte BBV, Arjola Demiri zbulon detajet

Pyetet se çfarë do të bënte me paratë nëse do fitonte BBV, Arjola Demiri: Do blija një shtëpi për veten dhe fëmijët e mi.

Që kur ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP, aktorja Arjola Demiri e ka bërë të ditur qëllimin e saj.

Ajo ka treguar se fëmijët janë arsyeja e vetme pse i është futur kësaj sfide, duke potencuar se çmimi i madh i fitores është shumë i volitshëm për t’i ofruar asaj dhe fëmijëve të saj një të ardhme më të mirë.

Kjo fjali e aktores u theksua edhe një herë në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP.

Kur gjatë programit u transmetua ajo se çfarë banorët kishin thënë gjatë javës në lojën e sinqeritit, një nga pyetjet që i ishte drejtuar Arjolës kishte qenë pyetja: “Çfarë do të bësh me paratë e çmimit nëse fiton Big Brother VIP?”.

Përgjigja e aktores tropojanë ka qenë e shpejtë dhe e prerë, duke thënë se me paratë e çmimit të madh, do t’iu blinte fëmijëve të saj dhe vetes një shtëpi.

Përndryshe, banorët VIP të këtij edicioni të Big Brother, luftojnë për çmimi ne parë, vlera e së cilit këtë vit është 100 mijë euro.