Punë e kryer: Allegri e konfirmon largimin e Cristiano Ronaldos

Punë e kryer: Allegri e konfirmon largimin e Cristiano Ronaldos

E kryer, Allegri e konfirmon largimin e Cristiano Ronaldos.

Tashmë është e konfirmuar edhe zyrtarisht nga ana e trajnerit, Massimiliano Allegri – Cristiano Ronaldo i ka ditët e numëruara te Juve.

Sipas Allegrit, CR7 ka kërkuar largimin dhe kjo është arsyeja që ai nuk është stërvitur sot me skuadrën dhe nuk do të luajë me Empolin këtë vikend.

Raportohet se CR7 do të rikthehet në Angli, në Mançester, por jo te United – ai pritet të transferohet te Manchester City.

“Cristiano Ronaldo më ka treguar dje se dëshiron të largohet menjëherë. Është e vërtet dhe e konfirmuar. Për këtë ai nuk ishte në stërvitje sot dhe s’do të jetë as për ndeshjen me Empolin”, u shpreh Allegri.

CR7 do të largohet pas tri sezoneve në Serie A me Juventusin.

Ai ka bërë 134 paraqitje, ka shënuar 101 gola dhe ka fituar 5 trofe, përfshirë dy herë Serinë A.

TAGS