Publikohet orari i plotë i ndeshjeve të Kosovës në Ligen e Kombeve
Kosova mysafire në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për Ligën e Kombeve 2022-23.
Sot, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për sezonin e ri të Ligës së Komebeve, shkruan GazetaBlic Sport.
“Dardanët” që janë në grupin C2, do të përballen me Qipron/Estoninë, Greqia dhe Irlanda e Veriut.
Vlen të theksohet se në të kaluarën në Nations League, Kosova fitoi grupin D, por në “Play Off” u mposht nga Maqedonia për të humbur shanset për kualifikimin në Euro2020.
Dy ndeshjet e para të UEFA Nations League 2022-23 janë planifikuar për 2-7 qershor 2022. Kjo do të thotë se Kosova do të luajë në mesin e këtyre dy datave në dy ndeshje.
Ato do të pasohen nga dy ndeshje të tjera më vonë poashtu në qershor, 9-14 dhe me dy të tjera në shtator, 22-27.
2 qershor, Cyprus/Estonia -Kosova
5 qershor, Kosova -Greqia
9 qershor, Kosova – Irlanda Veriore
12 qershor, Greqia – Kosova
24 shtator, Irlanda Veriore – Kosova
27 shtator, Kosovo – Cyprus/Estonia