Publikohet orari i ndeshjeve të Kosovës, Dardanët e nisin kundër Suedisë

Publikohet orari i ndeshjeve të Kosovës, Dardanët e nisin kundër Suedisë

Janë publikuar ndeshjet e Kosovës për Botërorin “Katari 2022”.

Kombëtarja e Kosovës në futboll pritet që në mars t’i nis kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”

Ndeshja e parë e Kosovës pritet që të zhvillohet më 28 mars kundër Suedisë në Fadil Vokrri.

Tri ditë më vonë Kosova do të luajë kundër Spanjës si mysafire.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Kosova nuk do të luajë më deri në muajin shtator.

Në shtator Kosova do të luajë tri ndeshje, kundër Gjeorgjisë më 2 shtator në Tbilisi, kundër Greqisë më 5 shtator në KOsovë dhe më 8 shtator po në Prishtinë, Kosova do ta pret Spanjën.

Në tetor Kosova do të këtë dy ndeshje. Do të udhëtojë në Suedi më 9 tetor kurse do të luanë në Prishtinë kundër Gjeorgjisë më 12 tetor.

Kampanjën për kualifikime djemtë e Bernard Challandes e përmbyllin më 14 tetor ku do të luajnë kundër Greqisë në Athinë.

Orari i ndeshjeve për të Kosovës për kualifikimet e Botërorit 2022:

28 mars 2021 / Kosovë – Suedi

31 mars 2021/ Spanjë – Kosovë

2 shtator 2021 / Gjeorgji – Kosovë

5 shtator 2021 / Kosovë – Greqi

8 shtator 2021 / Kosovë – Spanjë

9 tetor 2021 / Suedi – Kosovë

12 tetor 2021 / Kosovë – Gjeorgji

14 nëntor 2021 / Greqi – Kosovë

TAGS