Publikohet formacioni më i mirë i vitit nga UEFA, nuk mungojnë surprizat

Publikohet formacioni më i mirë i vitit nga UEFA, nuk mungojnë surprizat

Në faqen e saj zyrtare, UEFA ka publikuar formacionin më të mirë për vitin 2020. Lojtarët janë zgjedhur pas votimit të tifozëve, ku mësohet se kanë votuar me miliona njerëz. Në portë nuk kishte si të mungonte Manuel Neuer. Katërshja e mbrojtjes përbëhej nga Kimmich, Van Dijk, Ramos dhe Davies. Përpara tyre, në mesfushë u votuan De Bruyne dhe Thiago Alcantara, ndërsa Leo Messi mbështet 3 sulmuesit Ronaldo, Levandovski dhe Neymar. Ky formacion do të ishte i frikshëm për çdo ekip që do ta shikonte përpara. Gjithsesi nuk munguan kritikat nga tifozët, ku sipas tyre kishte të tjerë lojtarë që meritonin të ishin në vend të Ronaldos, Van Dijk apo Ramos. Gnabry ishte njëri prej tyre, por edhe Mbappe, që mund të zinin vendin e Cristianos. Për qendrën e mbrojtjes u propozuan shumë emra, por disa tifozë ishin të pakënaqur me Van Dijk dhe Ramos.



TAGS