Publikohen formacionet zyrtare, Spezia – AC Milan

Publikohen formacionet zyrtare, Spezia – AC Milan

Spezia – AC Milan, formacionet zyrtare.

Spezia do të përballet me AC Milan në kuadër të xhiros së 22-të të Serie A.

AC Milan kërkon të arkëtojë pikët ë plota ndaj Spezias në mënyrë që të jetë edhe më tej lider i Serie A, transmeton lajmi.net.

“Rossonerët” udhëtojnë me skuadër pothuajse të plotë, vetëm Calabria dhe Diaz mungojnë.

Kjaer dhe Bennacer janë rikthyer në formacionin bazë, poashtu edhe Calhanoglu.

Milan gjendet në pozitën e parë momentalisht me 49 pikë, dy më shumë se rivali i qytetit, Interi i cili ka 47.

Për Spezian mungojnë, Terzi, Piccoli, Ferrer dhe braziliani Farias nga lëndimi.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Spezia: Provedel; Vignali, Ismajli, Erlic, Bastoni; Estevez, Ricci, Maggiore; Saponara, Agudelo, Gyasi.

AC Milan: Donnarumma, Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez, Kessie, Bennacer, Saelemaekers, Calhanoglu, Leao, Ibrahimovic.

TAGS