PSG-ja i dërgon mesazh të qartë Real Madridit për Neymarin dhe Mbappen

PSG-ja i dërgon mesazh të qartë Real Madridit për Neymarin dhe Mbappen

Paris Saint-Germaini e ka publikua sot afishen për fushatën sezonale të tiketave për sezonin e ardhshëm, duke ia dërguar një mesazh të qartë Real Madridit.

Fytyrat e Neymarit dhe Kylian Mbappes janë përfshirë në afishe që është një sugjerim direkt se ata do të jenë pjesë e PSG-së edhe sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.

Kylian Mbappe ka qenë synim i madh i Real Madridit që prej se shpërtheu në skenën e futbollit me Monacon më 2017. Gjiganti spanjoll ishte afër transferimit të tij, por u mund në fund nga PSG-ja.

Megjithatë, tani Zinedine Zidane është kthyer në krye të klubit, Mbappe është përsëri në radarin e klubit.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e ka mbajtur qëndrimin e tij për Mbappen dhe Neymarin, duke këmbëngulur se asnjëri nuk është në shitje për çfarëdo çmimi. /Gazeta Express/

TAGS