PSG i bën ofertë zyrtare Theos, Milan merr vendimin përfundimtar për francezin

PSG i bën ofertë zyrtare Theos, Milan merr vendimin përfundimtar për francezin

40 milionë euro nuk janë të mjaftueshëm për Theon.

Milani e ka refuzuar ofertën e parë për mbrojtësin e majtë, Theo Hernandez.

Siç raportohet nga Franca, Paris Saint Germain e do patjetër mbrojtësin e majtë dhe për këtë bëri ofertën e parë zyrtare prej 40 milionë eurosh.

Natyrisht, për Milanin, kjo ofertë as që vihet në konsideratë, duke e kthyer Parisin prapa.

Fjalën e fundit do ta ketë PSG-ja, që fillimisht po e teston Milanin pasi deri në fund, raportohet se është e gatshme të ofrojë deri në 70 milionë euro për ish mbrojtësin e Real Madridit, për të ndërtuar një skuadër fituese.

PSG deri më tani ka transferuar lojtar klasi si Sergio Ramos, Ëijnaldum, Achraf Hakimi e së fundmi do të bëhet zyrtare edhe Gigi Donnarumma.

TAGS