PSG do ta dridh botën e futbollit me këto dy transferime

PSG do ta dridh botën e futbollit me këto dy transferime

Lewandowski dhe Haaland në listën e ngushtë të dëshirave të PSG-së.

Drejtuesit e klubit francez Paris Saint-Germain kanë përpiluar një listë me disa emra sulmuesish që duan t’i transferojnë në Parc des Princes, ku secili nga ta është yll i futbollit botëror.

Kylian Mbappe është në vitin e fundit të kontratës dhe deri më tani ka refuzuar ta vazhdojë atë, duke shprehur dëshirën për transferim te Real Madridi.

Situata e tij ka bërë që drejtuesit e klubit parisien të mendojnë seriozisht për zëvendësuesin e sulmuesit francez.

Mediat franceze tashmë raportojnë edhe tre emra të mundshëm, që mund ta zëvendësojnë Mbappen në Parc des Princes.

Sipas mediumit Le10Sport, Robert Lewandowksi i Bayern Munich dhe ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland janë në listën e ngushtë të transferimeve të PSG për vitin 2022.

Megjithatë, drejtuesit e klubit francez kanë në listën e dëshirave edhe sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic.

TAGS